Hoxha: Zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike
Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
Në shfaqjen e dokumentarit ishin të pranishëm edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, si edhe regjisori, Viktor Nordenskiöld.
Ministri Hoxha tha se “ky dokumentar reflekton një histori të fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit”.
“Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë”, theksoi Hoxha.
Ky dokumentar solli një këndvështrim të fuqishëm dhe njerëzor mbi rrugëtimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE.
Ai pasqyroi muajt e parë të pushtimit rus përmes syve të Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministres së Ukrainës që udhëheq negociatat për anëtarësimin në BE.
KOHA JONË SONDAZH

