Human Rights Watch: E turpshme, përpjekja e Ramës për të përdorur gjykatën e Kosovës si armë kundër opozitës!

Drejtoresha e Human Rights Watch për Europën, Lotte Leicht reagon në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama për rolin e kryedemokratit Basha në raportin e Dick Marty-t, i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Lotte Leicht përmes Twitter-it shkruan se: Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat.”

Në raportin e Marty-t flitej për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se bëheshin transplante organesh. Rama deklaroi se Beogradi nuk e donte atë raport, duke akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?