Humb jetën në spitalin Infektiv mjeku hematolog, ministria e Shëndetësisë jep detajet

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog, Arjan Pushi, i cili u infektua nga Covid-19 dhe ndodhej i shtruar prej pak ditësh i shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë u shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?