Humbi jetën nga Covid-19, të majtë e të djathtë, kujtojnë Marko Bellon
Ditë e para të dhjetorit COVID-19 mori jetën ish deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë në në Turqi, atje edhe ku po kurohej. Bello ishte një prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike shqiptare dhe i respektuar nga të gjithë.
Për këtë arsye deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën sot në një mëngjes përkujtimor, për ish-ministrin dhe deputetin Marko Bello.
Përveç politikanëve të rëndësishëm nga mazhoranca dhe opozita, në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga organizatorët të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian. Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.
1- Fatmir Mediu
2- Besnik Mustafaj
3-Namik Dokle
4-Arta Dade
5-Pandeli Majko
6-Elona Gjebrea
7-Blerina Gjylameti
8-Damjan Gjiknuri
9-Ridvan Bode
4-Agron Duka
10-Ndre Legisi
11-Kastriot Islami
12-Gazmend Bizhga
13-Paskal Milo
14-Albert Caci
15-Arjan Starova
16-Mimoza Hafizi
17-Neritan Alibali
18-Sherefedin Shehu
19-Silva Bello
20-Arben Malaj
21-Gerti Bogdani
22-Vali Leskaj
23-Ilirjan Celibashi
24-Arjan Madhi
Si dhe kolege të tjerë.