Humbja e thellë në zgjedhje, Basha mbledh grupin parlamentar. Salianji: Ditë e tmerrshme

Pas humbjes së thellë në të 6-të bashkitë e vendit ku dje u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, kryetari Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

“Ditë e tmerrshme”, kështu e konsideroi Ervin Salianji ditën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë, por u rendit si forcë e tretë, duke arritur të marrë një numër shumë më të vogël votash sesa koalicioni ”Shtëpia e Lirisë”.

Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

SHKARKO APP