Humbja më 25 prill, PD mbledh të premten Kryesinë
Pas humbjes në zgjedhet e 25 prillit, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e premte. Mbledhja do të fillojë në orën 11:00, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve si të 25 prillit, por edhe të 13 qershorit.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar Bardhi anëtarëve të Kryesisë.