Merkel, Ramës: Kush është ky? Rama: Udhëheqësi i ri i opozitës në parlament!
Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë është Kujtim Gjuzi. Ai u betua sot në seancën e sotme plenare si pjesë e opozitës së re, e cila akuzohet nga PD dhe LSI se janë deputetë të blerë nga kryeministri Rama.
Emri i Gjuzit është bërë mjaft popullor, pas disa intervistave që ka dhënë në media para se të merrte mandatin. Intervista te “PaEkzpozuarit” ku Kujtim Gjuzi jepte mendime për politikën shqiptare, për BE dhe vetë Amerikën u bë virale në rrjetet sociale.
Kujtim Gjuzi ka deklaruar se do të jetë në krye të opozitës dhe se ka mbështetjen e SHBA, për shkak se mban në dorë një orë të markës “Atlantik”.
Pas betimit të tij sot, në rrjetet sociale ka nisur një stuhi e paparë komentesh.
Në një prej postimeve në rrjete sociale është dhe ky fotomontazh, që tregon një portet të Kujtim Gjuzit dhe kancelaren Angela Merkel me Edi Ramën.
Biseda imagjinare mbi këtë foto mund të jetë e tillë:
Merkel pyet Ramën: Kush është ky?
Rama: Udhëheqësi i ri i opozitës në parlament!”.
Kujtim Gjuzi, ka folur para ca ditësh në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se do të futet në parlament dhe se ka mbështetje të ndërkombëtareve. Gjuzi tha se ka komunikuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, sepse mban në dorë një orë “Atlantic”.
“Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës amerikane jam edhe mik i Amerikës se mbaj orën Atlantic”,-u shpreh Gjuzi. Ndërkohë Ylli Rakipi me zor e mbante të qeshurën në emision.
Ndërsa Gjuzi fliste për “opozitën e re” që po ndërtohet me miratimin e Edi Ramës, mes të ftuarve në studio kishte shpesh të qeshura, ndër to edhe analisti Andi Bushati.
I acaruar, Gjuzi, iu drejtua Bushatit, “Bushat kujdes! Të fus golin si Bashkim Finos”, gjë që ka shtuar të qeshurat mes të ftuarve.
I pyetur më tej, për akuzat ndaj tij si borxhli ndaj njerëzve, dhe se i kanë mbajtur celularin për shkak të borxhit, Gjuzi i mohoi keto: “Numri i celularit tim është 0692079… “, sqaroi Gjuzi.
Dhe nga sot datë 8 maj 2019 Kujtim Gjuzi është deputet i opozitës. Ai synon ta udheheqë opozitën parlamentare, ndonëse ka konkurente të fortë Rudina Hajdarin.