Humor në rrjetet sociale nga Geri Selenica dhe Ylli Dylgjeri me vendimin e kryeministrit Rama
Geri Selenica poston fotot e mëposhtëme duke ironizuar masat e kryeministrit Rama i cili lejon një ditë pleqtë, më pas i teket për gratë, më pas për fëmijët dhe sipas oreksit hap-mbyll.
Ja se çfarë ka postuar Selenica:
“Sapo u ktheva nga shëtitja me shoqen time Ylli Dylgjeri dhe kalamajtë.
Shyqyr që takuam dhe shoqet tona të vjetra Vasile Kallupi dhe Rim Ylli me kalamajtë e vegjël”
Në foto: Geri Selenica
Në foto: Ylli Dylgjeri pas kontrollit nga kryeministrit të liridaljeve
Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj poston foto dhe shënimin se si është habitur që fëmijët kanë mësuar biçikletën në shtëpi.
Ja se ç’poston Veliaj:
Ishte bekim i madh të shihje gjithë vogëlushët sot në shëtitje.❤️?
Por ajo që ishte lumturia më e madhe ishte sa shumë prej tyre kishin mësuar biçikletën këto dy muaj. ??
Dhe mirë e kanë, me gjasë do jetë mjeti më i sigurt i transportit në një botë post-#coronavirus ??♂️??♀️??