Hyrja e re e Shkodrës, Rama poston fotot: Nis hedhja e shtresave asfaltike

Në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga momentet e punës në këtë kantier.

”Kantieri i punimeve për hyrjen e re të Shkodrës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?