Hysi: Edhe këshilltarët pranë gjykatave do jenë magjistratë

Deputetja e PS-së, njëkohësisht anëtare në komisionin e reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi sot në përfundim të mbledhjes së radhës të komisionit tha se me ligjin e ri që është duke u diskutuar, edhe këshilltarët pranë gjykatave duhet të jenë magjistratë.

Një tjetër pikë e ligjit të ri është edhe transferimi në detyrë, çka sipas ndryshimeve të reja ligjore nuk mund të bëhet pa pëlqimin e gjyqtarëve apo prokurorëve.

“Ka filluar diskutimi nen për nen i një ligji të ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligj rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në një formë të re. Sot kemi diskutuar rregullat e kandidimit për Shkollën e Magjistraturës, pra për kriteret e përzgjedhjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka pasur një diskutim efikas lidhur me emërimet e magjistratëve të rinj, qoftë si gjyqtarë apo prokurorë, por edhe për pozicione të reja që nuk kanë qenë më parë. Sot të jesh këshilltar në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën Kushtetuese duhet të jesh magjistrat. Njëkohësisht, pati një diskutim midis ekspertëve në lidhje me kriteret e emërimeve për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të anëtarëve jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Por njëkohësisht edhe rregullat transparente për këto përzgjedhje që më pas i dekreton Presidenti i Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Risia në këtë ligj është që gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të transferohen pa pëlqimin e tyre. Por, njëkohësisht edhe detyrimi që ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’u gjetur gjyqtarëve vendin e përshtatshëm jo vetëm me tre preferencat që ata paraqesin, por edhe me formimin e tyre. Me këtë ligj, merr fund ku disa gjykata dhe prokurori kanë profesionistë dhe vende të tjera lë për të dëshiruar. Ligji i ri parashikon edhe mundësinë e komandimit pa dëmtuar nivelin e pagës”, tha Hysi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?