Hysi: Gjyqtarët dhe prokurorët do të quhen magjistratë

Anëtarja e komisionit të posaçëm e komisionit për reformën në drejtësi, Vasilika Hysi bëri me dije diskutimet për ligjin e ri për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ajo tha se me ligjin e ri, edhe këshilltarët pranë gjykatave duhet të jenë magjistratë.

“Ka filluar diskutimi nen për nen i një ligji të ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligj rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në një formë të re. Sot kemi diskutuar rregullat e kandidimit për Shkollën e Magjistraturës, pra për kriteret e përzgjedhjes së tyre. Ka pasur një diskutim efikas lidhur me emërimet e magjistratëve të rinj, qoftë si gjyqtarë apo prokurorë, por edhe për pozicione të reja që nuk kanë qenë më parë. Sot të jesh këshilltar në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën Kushtetuese duhet të jesh magjistrat. Njëkohësisht, pati një diskutim midis ekspertëve në lidhje me kriteret e emërimeve për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të anëtarëve jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Por njëkohësisht edhe rregullat transparente për këto përzgjedhje që më pas i dekreton Presidenti i Republikës”, theksoi Hysi.

Një tjetër pikë e ligjit të ri është edhe transferimi në detyrë, çka sipas ndryshimeve të reja ligjore nuk mund të bëhet pa pëlqimin e gjyqtarëve apo prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Risia në këtë ligj është që gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të transferohen pa pëlqimin e tyre. Por, njëkohësisht edhe detyrimi që ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’u gjetur gjyqtarëve vendin e përshtatshëm jo vetëm me tre preferencat që ata paraqesin, por edhe me formimin e tyre. Me këtë ligj, merr fund ku disa gjykata dhe prokurori kanë profesionistë dhe vende të tjera lë për të dëshiruar. Ligji i ri parashikon edhe mundësinë e komandimit pa dëmtuar nivelin e pagës. Fjala që do të përdoret nuk do të jetë më gjyqtar siç jemi mësuar por magjistrat, si gjyqtari dhe prokurori”, tha Hysi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e mërkurë do të vazhdojmë me pjesën tjetër të ligjit ku do të diskutohet se çfarë do të bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët që janë në detyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?