Deputeti Selami: Jam i pafajshëm
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali, ndërsa shtoi se akuzat janë të pabaza.
Nga foltorja e Kuvendit, Selami bëri të ditur se disponon dokumentacionet që vërtetojnë figurën e tij të pastër politike.
“Nuk jam dënuar asnjëherë. Nuk jam ndaluar asnjëherë. vetëm njëherë në Itali jam ndaluar. Vendimi është i formës së prerë dhe s’ka lidhje me mua. Jam i pafajshëm. Nga gjykata e Brindisi…nxitimi i prokurorisë ishte i paparë dhe nuk mori dokumentet e Brindisit. Nuk jam i akuzuar, dhe skam asnjë akuze. Nul, asnjë akuzë. Nuk kam dalë të flas këtu. Dekriminalizimi eshte një nga standardet e LSI, Dhe kryetari e ka parë, ndryshe nuk do më kishte kandiduar. Nëse do të ishte i dënuar dhe një ditë të vetme nuk do isha pjesë e këtij parlamenti. Një ditë të vetme. Edhe njëherë them; mos të ushtrohet presion ndaj prokurorisë. Dhe pastaj të shikojmë se ça mund të bëhet me mandatin e njërit apo tjetrit.”, tha Selami.
Ndërkohë, më 20 dhjetor Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim për deputetin e LSI-së për një dënim në Brindisi të Italisë që nuk e ka vetëdeklaruar në formular.
KOHA JONË SONDAZH

