I hoqën mandatin, Shkëlqim Selami: Do ankimoj në Gjykatë vendimin e KQZ-së
Pas vendimit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, i cili vendosi t’i heqë mandatin, pasi akuzohet se ka fshehur dënimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka reaguar Shkëlqim Selami.
Ai shprehet se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por priste që çështja të shihej me themel. Selami shprehet se do ankimojë vendimin në Gjykatë, pasi nuk ka bërë asnjë gjë të vetme. “Prisja nga KQZ ta shihte çështjen ne themel. Megjithatë nuk e paragjykoj vendimin e tyre. Po marrim masat për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shkallët e tjera të gjyqësorit. Po penalizohet një njeri që s’ka bërë asgjë të vetme. Ne do merremi me hapat e tjerë ligjore. Brenda 5 ditëve do bëhet ankimi, mund ta çojmë edhe nesër”- tha Selami.
KOHA JONË SONDAZH

