Policia ndalon ish-deputetin Klevis Balliu, se doli në krah të protestuesve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka përfunduar në komisariat bashkë me disa banorë të “Astirit” që tentuan të bllokojnë sot kalimin e eskortës së kryeministrit Rama në shenjë revolte ndaj vendimit të tij për prishjen e shtëpive.
LSA ka publikuar foto të momentit të tensionit te Unaza e Re si dhe momentin kur Klevis Balliu futet brenda furgonit të policisë. Ai ka shprehur kundërshtimin e tij për shoqërimin dhe është revoltuar ndaj policëve. Balliu shfaqet me dy gishtat lart, ndërsa replikon me policët.
Dhuna e policisë ka qenë e pashembullt ndaj banorëve, duke plagosur e goditur dhjetra vetë. Pamjet janë dramatike nga dhuna.
Mësohet nga burime brenda PD dhe LSI se dhuna e ushtruar sot do ti kthehet të shtunën kryeministrit Rama, me të njëjtën monedhë.
Braimllari: Klevis Balliu është dhunuar nga policia
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deklaron se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të “Astir” dhe ish-deputetit të arrestuar Klevis Balliu.
Nga komisariati numër 6 në Tiranë, Braimllari deklaroi për mediat se policia po sillet në mënyrë kriminale ndaj banorëve. “Drejtuesi i Komisariatit, sjellje prej krimineli, ushtar i bandave dhe trafikut të drogës. Protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit. Ndaj Klevis Balliut është ushtruar dhunë nga FNSH. Policia nuk arreston kriminelët dhe banditët por qytetarët”,- tha Braimllari.
Protestuesit para Komisariatit Numër 6
Banorët e Astirit brenda oborrit të komisariatit
Situata e tensionuar tek ‘Astiri” është zhvendosur pranë ambienteve të komisariatit nr.6 të policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar 4 prej protestuesve, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama te Unaza e Re. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Brenda komisariatit në koto momente mësohet të ketë hyrë për të foluar edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre. Pas përplasjes në rrugë, disa prej banorëve u ndjenë keq e morën ndihmë mjekësore.