”I kujton rrogat popullit”, Kryemadhi: Vepron ligji kur krimin financiar e kryejnë njerëzin nën ombrellën e Ramës?

Teksa e quan kryeministër i inceneratorëve, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se Edi Rama po u bën presion shqiptarëve, kjo duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

”AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH”,-shkruan në facebook Kryemadhi.

Postimi i plotë

Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

Ndërkohë, AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH.

Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë. A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?

SHKARKO APP