“I lehtë qoftë dheu për ty motra ime e dashur” Ky është mesazhi prekës i Sali Berishës
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar këtë të shtunë për herë të parë për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Hajrie Osmanit, e cila u shua në moshën 77 vjeçare ditën e djeshme.
Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social, ish kryeministri fillimisht shprehet mirënjohës për të gjithë mesazhet e miqve, të afërmve dhe dashamirësve. Një humbje e madhe, të cilën një politikan si Berisha nuk ngurron ta shprehë me gjithë butësinë që meriton një rast i tillë i dhimbshëm.
Për më tepër, ky është mesazhi prekës i Sali Berishës:
Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

KOHA JONË SONDAZH

