I mbaroi mandati, Nishani liron nga detyra ambasadorin shqiptar në SHBA
“Me propozim të kryeministrit, dekretoj:
Zoti Gilbert Galanxhi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, në Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Qeveria i ka propozuar muaj emrin e Floreta Luli Faberit, aktualisht drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, presidentit nishani, pork y i fundit mësohet se e ka refuzuar këtë emër.
Nuk dihet nëse Nishani ka ndërruar mendje dhe do ta pranojë propozimin e qeverisë