I moshuari kërkesë Lulzim Bashës: Të lutem na rrit pensione
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot pasdite në një takim me banorë të njësisë nr.10 në Tiranë. Basha ka patur biseda të shkurtra me qytetarë dhe bizneset, të cilat i shprehën shqetësimet sa i përket krizës ekonomik dhe nevojën urgjente për ndryshim.
Qytetari: Na rrit pensionet. Të lutem na rrit pensionet.
Lulzim Basha: Padiskutim që po!
Qytetari: Unë kam punuar 27 vjet, marr 100 mijë lekë. Ku t’i çoj ato 100 mijë lekë?
Lulzim Basha: Drita, ujë, ilaçe nuk ngelet asgjë më.
Qytetari: Urojmë atëherë, me fitore.
Lulzim Basha: Të jeni të sigurt që do t’i ngremë. Ne kemi bërë një plan serioz që pensionet të rriten minimumi dyfishi i inflacionit ose 5% në qoftë se inflacioni është më i ulët. Me 25 prill do ta ndryshojmë bashkë.
Realisht unë nuk i përkas asnjë partie, në këto zgjedhje jam angazhuar më shumë se kurrë. Largimi i Ramës është detyrë patriotike, dua që ky vend të bëhet ndryshe. Është detyrë patriotike siç e the, është detyrë ndaj familjeve tuaj, ndaj fëmijëve tuaj dhe ne ashtu siç e the ti, në qoftë se nuk mbajmë zotimet qe thamë para jush, nuk vijmë më të kërkojmë votë.
Por ne jemi të bindur sepse plani ynë është plan realist, i bazuar në praktikat më të mira të rajonit që jemi të bindur, me një qeveri që e ka mendje të punojë për njerëzit, nuk ka pse mos ti zbatojë edhe Shqipëria.