I nxorën me dhunë në votime/ 2 mijë vota të pavlefshme veç në 1 KZAZ në Tiranë
Vetëm në një KZAZ të Bashkisë së së Tiranë janë gjetur gati 2 mijë vota të pavlefshme.
Nga të dhënat e marra në KZAZ-në numër 32 në Tiranë ku ka mbaruar numërimi i votave kanë rezultuar jo pak, por 1975 vota të pavlefshme.
Duket se inatin qytetarët të cilët janë nxjerr me dhunë për të votuar, e kanë nxjerrë tek fletët e votimit.
Sipas të dhënave të KZAZ-së numër 32 në këtë zonë kanë votuar 26 mijë 567 qytetarë.
Erion Veliaj ka marrë 15 mijë e 580 vota, Arben Skënderaj 1 mije e 950 vota.
Të pavlefshme kanë dalë 1 mijë e 549 fletë votimi, të dëmtuara 397 fletë dhe të hedhura gabim 29 fletë.
Në total janë 1975 vota të pavlefshme. /syri.net
- Skandaloze/ U dalin votues me shumë se sa janë zgjedhës nga KQZ!
- Fillon paniku për manipulimin e shifrave. Justifikimet e para
- Bashkitë që mbulon zv/kryeministri dalin më shumë vota se votues
- Kryemadhi: Shqiptarët refuzuan shtetin monist të Ramës
- Çudia me Librazhdin, shtohen votuesit por votat mungojnë
- Mbi 2 mijë fletë votimi më shumë se votues në Berat