I riu demokrat çel fushatën e PD, Berberi: Më 11 maj rrëzojmë çdo hijenë! Patronazhistë bëni kujdes

Fushata e PD për zgjedhjet e 11 majit, është çelur nga fjalimi që mbajti anëtari i Kryesisë së FRPDSH, Orest Berberi. Ai tha se më 12 maj, Shqipëria gdhihet blu si qielli i lirë dhe si deti pa zinxhirë dhe kishte një mesazh dhe për patronazhistës: Ju nuk e dini se me kë po merreni, prandaj bëni kujdes. ”U bashkuam, më të fortë, më të vendosur dhe më të pastër se kurrë më parë! Dhe ja ku jemi sot: Të parët! Të parët në shpirt! Të parët për njerëzit! Të parët në listë, me numrin 1! Ne jemi njishat. Dhe si të tillë, nuk pyesim kë kemi përballë do të rrëzojmë çdo hijenë”,-tha Berberi.

Fjalimi i plotë

Mirëmbrëma! Mirëmbrëma, o shqiptarë të fjalës së lirë! Mirëmbrëma ju, qëndrestarë dhe qëndrestare të palëkundur, që nuk jeni përkulur kurrë përpara padrejtësisë! Sonte jemi këtu, të gjithë bashkë, për të nisur rrugën drejt fitores madhështore! Sonte jemi këtu edhe për të falënderuar njëri-tjetrin për besimin që kemi pasur dhe kemi tek njëri-tjetri! Jemi këtu sepse askush nuk mund ta shuajë dritën e lirisë që u ndez 34 vite më parë! Ai që dikur u përpoq të na shkatërronte nga themelet, që donte të na fshinte si parti, si histori, si zë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dështoi! Ai dështoi sepse Partia Demokratike nuk është thjesht një logo, një seli, një emër ajo është zemra e shqiptarëve të lirë! Ajo është forca e njerëzve që nuk u shitën, nuk u përkulën, nuk u dorëzuan! Është forca e rinisë që nuk trembet kurrë. Është frymëzimi i rinisë që nuk shuhet. Është vendi ku të rinj e të reja luftojnë për bindje dhe ideal! Ne u sulmuam. Ne u goditëm, por ne u ringritëm! U bashkuam, më të fortë, më të vendosur dhe më të pastër se kurrë më parë! Dhe ja ku jemi sot: Të parët! Të parët në shpirt! Të parët për njerëzit! Të parët në listë, me numrin 1! Ne jemi njishat. Dhe si të tillë, nuk pyesim kë kemi përballë do të rrëzojmë çdo hijenë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Me besim në Zot dhe me dashuri për Atdheun! Më 11 maj ne fitojmë! Jo për veten tonë. Por për të gjithë ata që duan të jetojnë në këtë vend me dinjitet! Dhe më 12 maj Shqipëria gdhihet blu! Si qielli që Zoti e krijoi për të qenë i lirë! Si deti që s’njohu kurrë zinxhirë! Prandaj, si të djathtë që jemi, le ta nisim këtë rrugë me këmbën e djathtë që të na shkojë mbarë! Jo me të majtën që të mos na shkojë mysybet! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Rinia e Shqipërisë! Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë! Fitorja na përket neve! Fitorja i përket Shqipërisë Madhështore!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?