I riu i drejtohet si kryetar i PD-së, Basha: Kam dhënë dorëheqjen, ende nuk kam nisur ndonjë fushatë
Që pas dorëheqjes si kryetar i PD-së që pasi e mori si post që nga viti 2013, Lulzim Basha sot është rikthyer në jetën politike, në një kohë që PD-ja zyrtare që njeh Gjykata është pa kryetar.
Basha organizoi një takim me të rinjtë dhe në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ”kryetar”.
Basha reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.
Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet.
I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm.
Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.