I riu në protestë i drejtohet Ballukut: ”Range Rover-at” luksozë ju presin para Parlamentit

Rigels Xhemollari është në mesin e qytetarëve që kanë dalë në protestë përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ku komentoi edhe deklaratën e ministres Belinda Balluku, e cila iu këshilloi qytetarëve një ditë më parë që të ecin në këmbë dhe të mos përdorin makinat.

I riu tha se nëse shkojmë para Parlamentit, do të shohim ”Range Rovera” të ministrave dhe eskortat e tyre shoqëruese, mjete luksoze që i presin qeveritarët në çdo moment dhe ato nuk i përdorin këmbët.

”Makina luskoze të të gjithë politikanëve, përfshirë dhe ministren. Ato nuk i përdorin këmbët as për të dalë nga dera e zyrës së tyre. Ndizet makina para, që ajo të jetë e ngrohtë kur ministrant të futen”.

SHKARKO APP