I shpërthen lëndë plasëse në dorë, humb jetën i riu në Cërrik

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Cërrik, ku një lëndë plasëse ka shpërthyer dhe i ka marrë jetën një të riu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga rrugicat e lagjes nr.3 në Cerrik rreth orës 12:30.

Viktima është rreth 27 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?