I vendoset tritol makinës së kryetarit të PD-së së Berishës në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku makina e tipit “Audi” që i përket kryetarit të PD-së së Berishës, B. Ndreca, ka shpërthyer rreth orës 07:10 këtë mëngjes.

Dyshohet se makinës i kanë vendosur tritol dhe nga veprimet e para, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet.

Kryetari i PD-së B. Ndreça, nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP