Idrizi i përgjigjet Kotzias: Nazistët i ke në parlamentin grek!
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas deklaratave që kryediplomati grek bëri publikisht në konferencë me Bushatin se çamët bashkëpunuan me nazistët, Idrizi iu përgjigj duke i thënë se ‘nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e vet’.
Duke iu referuar edhe një parulle, ai tha se gjyshi i Kotzias ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve.
“Nuk mund të mos provokoheshim nga fjala e zotit Kotzias i cili duhet ta dijë se nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e Greqisë, pra e kam fjalën për Agimin e Artë.
Për ne pak rëndësi ka çfarë thotë Kotzias, mjaftoi që kishte një parrullë, unë uroj mos jetë e vërtetë, që gjyshi i tij ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ne si shqiptarë të Çamërisë nuk kemi problem që ai të jetë ministër i Greqisë”, apeloi Idrizi.
KOHA JONË SONDAZH

