Idrizi pas takimit me Ballën: Detyrim që Presidenti të zgjidhet me konsensus
Shpëtim Idrizi në një deklaratë për mediat, pas takimit me Taulant Ballën, tha se është detyrim që të zgjidhet një president me konsensus dhe se shqiptarët presin emra kandidatësh, nuk duhen lënë në terr.
“Sigurisht që në këtë proces janë shumë palë, është një proces parlamentar, të kërkojmë një president mbi palët, me diferencat tona. Patëm dakordësi që ka ardhur koha të hyjmë në procesin e emrave konkretë, nuk duhet të jetë një proces i momentit të fundit dhe i ftojmë të gjitha forcat politike për të gjetur një president me direktivat kushtetuese. Duhet të jetë një person me peshë publike, pra Presidenti i Republikës është i rëndësishëm. I ftoj të gjitha palët të bashkohemi për korektivat e republikës. Ishte shpejt të jepnim një emër. Sot kemi nevojë të hyjmë me emra konkretë dhe të mos i lëme shqiptarët në terr, se kemi detyrim të zgjedhim një person me konsensus”, tha Idrizi.