Idrizi: PDIU nuk mund të jetë peng i vendimeve të PD­së

“Bashkëpunimet dhe aleancat nuk janë rreshtime, o gjithçka me mua, ose përndryshe nuk je me mua. Me PD na bashkon opozita, na ndan partiakësia. PD e sheh opozitën si përkatësi dhe besnikëri ndaj vendimeve të PD­së. Ne si PDIU e shohim opozitarizmin si mision qytetar që

tejkalon çdo parti e çdo axhendë partiake”, thotë ai për “Mapo”.

Idrizi shpjegon gjithashtu se PDIU­ja i ka dhënë koalicionit në zgjedhjet e fundit parlamentare mbi 46 mijë vota, ndërkohë që për pesë mandate deputetësh, sipas tij, mjaftonin vetëm 30 mijë të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“…Pra i kemi dhënë PD­së 16 mijë vota më shumë. Nuk ka vend këtu as për zbërthime politike, as për thashethemnaja politike e as për matematikë. E nuk lejoj askënd të mendojë apo artikulojë se mund të më mbajë roba peng të një mandati deputeti. Kam dalë nga lista e PD dhe në shkëmbim i kam dhënë PD­së votat e mia plus 16 mijë më shumë”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Idrizi ndërkohë sqaron se nuk ka asnjë pakt me kryeministrin Edi Rama, por vetëm komunikim normal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?