Live në TV/Evi Kokalari largohet nga studio e Ylli Rakipit pa mbaruar emisioni
Edhe kjo nuk kishte ndodhur. Evi Kokalari është acaruar tej mase në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.
Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.
Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.
Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.
Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit, të cilat nuk shkruhen dot.
Pjesë nga debati
Rakipi: O zonjë po pse vetëm Sali Berisha është hajduti i këtij vendi?
Kokalari: Po ç’lidhje ka Berisha?
Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin?
Kokalari: Ok. Fuck You (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari.
Rakipi: Ok. Faleminderit.
Kokalari: Lëri këtë mënyrë të foluri si katunar. Shko merru me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrikja se s’ke këllqe t’i thuash..
Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë. Edi Ramës i kam thënë bandit.
Kokalari: Ty të mori karriken ai.
Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak. Ja do ta shikosh./Marrë nga emisioni “Të PaEkspozuarit”/
KOHA JONË SONDAZH

