Ikën Massimo Gaiani, vjen Alberto Cutillo

 

Në krye të diplomacisë italiane në Tiranë do të vijë një emër i ri pas përfundimit të misionit diplomatik të Massimo Gaianit ambasadorit aktual. Bëhet fjalë për Zv. drejtorin aktual të Drejtorisë së përgjithshme për Europën në ministrinë e Jashtme italiane, Alberto Cutillo. Ky i fundit, ka një eksperiencë të gjatë në marëdhëniet ndërkombëtare europiane, sidomos për vendet kandidate dhe çështjet e emigracionit në Itali. Cutillo, 53, lindi në Napoli dhe iu bashkua si vullnetar misioneve diplomatike nëpër botë që nga viti 1986 duke shërbyer si këshilltar nëpër disa ambasada italiane në Francë, Arabinë Saudite, Zvicër. Ka punuar me dhe me IOM (Organizata ndërkombëtare për emigracionin) në SHBA. Ai ka patur detyra të ndryshme në ministrinë e Jashtme dhe qeverinë italiane. Karriera e tij lidhet me marëdhëniet ndërkombëtare sidomos ato humanitare në vendet e post-konflikteve dhe çështjet e emigracionit. Profesor i politikave ndërkombëtare në universitete italiane dhe zv. Drejtori i përgjithshëm i zyrës për Integrimin Europian në Ministri, ai është dhe Koordinator i përmbatjeve të Programit të presidencës italiane në Këshillin e BEsë, që nga 24 Prilli i vitit 2013 (hermesnews.al).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?