Ikën Xhaçka, diplomacia e Shqipërisë në dorën e Igli Hasanit. Ja kush është ministri i ri i Jashtëm

Tashmë diplomacia shqipare do të ketë emër të ri, pas heqjes së Olta Xhaçkës si ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme. Igli Hasani, një emër jo shumë i njohur në jetën politike shqiptare, do të jetë ministri i ri i Europës dhe Punëve të Jashtme. Igli Hasani ka mbajtur pozicioni e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.

Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.

Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014) dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).

Swiss Digital Mobile Reklama

Igli Hasani ka diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?