Ilir Alimehmeti, kandidati i qytetarëve! Ja pse duhet votuar më 11 Maj
Pasi prej vitesh i shërben qytetarëve me uniformën e bardhë të mjekut, por sot Ilir Alimehmeti kërkon që misionin e tij ta vijojë në një tjetër sallë, atë të Parlamentit. Ai mendon se ajo që mungon fushatës është debati me kundërshtarin politik .
Mjeku i mirënjohur dhe një nga figurat me një CV të pastër në sferën politike, është në garën e hapur të PD-së në qarkun Tiranë, për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nuk është beteja e parë, pasi në garën lokale ishte një nga emrat më potencialë për të qenë kandidat i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë. Po ashtu më herët është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, PD do të marrë më shumë se 12 mandate në qarkun e Tiranës.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, në këtë fushatë elektorale të procesit zgjedhor, Alimehmeti ka qenë një ndër kandidatët me fushatën më aktive dhe pranë njerëzve, siç edhe është shprehur. ”Strategjia e PD-së bazohet te kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët”.
Për të ndërsa qeveria pretendon ndërtimin e 53 spitaleve, sipas INSTAT ekzistojnë vetëm 43. Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria e tij gënjejnë në mënyrë të vazhdueshme, duke manipuluar të dhënat. Alimehmeti denoncoi centralizimin ekstrem të shërbimeve shëndetësore, të cilin e cilësoi si praktikë autoritare.
Ai theksoi se fondet për shëndetësinë janë të ulëta dhe keqmenaxhohen në mënyrë të qëllimshme përmes tenderave dhe koncesioneve. Në vijim, ai ironizoi premtimin për 300 mijë vende pune, duke thënë se shqiptarët gjejnë “punë” vetëm në Rinas, duke u larguar nga vendi. Për të problemi kryesor i Shqipërisë ka një emër: Edi Rama, dhe zgjidhja nis me largimin e tij nga pushteti. Me një vizion tek familja dhe një nga njohësit më të mirë të sektorit të shëndetësisë, Ilir Alimehmeti duhet në Kuvend për të qenë zëri i qytetarëve që duan më shumë shërbime dhe mjekësi të mirë në vend.
KOHA JONË SONDAZH














































