Ilir Beqaj reagon për përgjimin: Drejtori shkeli ligjin. Paguante një person që s’ishte në punë

Ministri Ilir Beqaj ka reaguar për përgjimin e transmetuar në emisionin STOP. Ai thotë se Drejtori është shkarkuar për të tjera arsye nga sa pretendohet. “Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe”,- shkruan Beqaj në Facebook.

Reagimi i Ilir Beqajt:

Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.

http://www.kohajone.com/2016/11/16/ironia-e-patozit-suksese-ne-jete-ilir-beqja/

http://www.kohajone.com/2016/11/16/suksese-ne-jeteilir-beqja-pushon-drejtorin-pasi-mungoi-ne-mbledhjen-e-ps/

Ç’më bëtë të kem respekt për Ilir Beqen!

Çfarë tregoi “përgjimi” i STOP?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?