Ilir Kulla: Mos e kalo fajin zoti Guvernator tjetërkund, faji është i joti!

Nga Ilir Kulla

Lexova reagimin e Bankës së Shqipërisë nënkupto Guvernatorin Sejko për letrën e Presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit për skandalin e Mikrokredive. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se rrezikohet besueshmëria e Bankës Qendrore. Në fakt i nderuar Guvernator besueshmëria është shkatërruar me kohë, pyetja lind po: Pse kujt duhet t’i drejtohet Presidenti Shoqatës se Gjuetarëve apo të Filatelistëve?! Kjo dramë e madhe e mijëra qytetarëve jo vetëm kërkon përgjigje dhe pergjëgjësi me emra dhe mbiemra po mbi të gjitha kërkon zgjidhje. Ndaj me mirë thellohu te letra e Kryetarit te Shtetit sesa të bësh paradë mes vapës te Prokuroria Speciale!

SHKARKO APP