Ilir Meta: “7 prilli 1939 ishte një ditë e hidhur në historinë tonë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale përkujtimin për 7 prillin e vitit 1939.

“7 prilli 1939 ishte një ditë e hidhur në historinë tonë, si vetë pabesia, por edhe një ditë nderimi për qëndresën heroike e patriotike të ushtarakëve shqiptarë dhe bijve më atdhetarë të këtij vendi, me në krye Heroin e Parë të Rezistencës Antifashiste, Mujo Ulqinaku, që ju kundërvunë me vetëmohim njërës prej fuqive më të mëdha të kohës.

Përulemi sot me mirënjohje të përjetshme dhe nderimin më të thellë para gjakut të derdhur për Flamur dhe sakrificave të popullit shqiptar, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar.

Në Europë pati vende që i pritën me lule pushtuesit dhe më pas shpikën heronj.

Ne do të jemi krenarë gjithmonë për Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata që i pritën me plumba pushtuesit.

Pa Heronjtë e Luftës Antifashiste dhe rreshtimin e Shqipërisë në anën e duhur pasojat do të kishin qenë katastrofike.

Koha për të mos ngatërruar Luftën Antifashiste me keqpërdorimin e saj për vendosjen e mbretërimin e diktaturës.

Koha për t’i dhënë fund pushtimit të shtetit dhe institucioneve nga një sekt që synon shpopullimin dhe shkombëtarizimin.

LAVDI TË PËRJETSHME DËSHMORËVE DHE POPULLIT SHQIPTAR!

Përfundon postimi i Metës

SHKARKO APP