Ilir Meta: Deklaratat e Ramës në Beograd kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale

Gjatë ekspozitës, z. Meta i është përgjigjur interesimit të medias për të komentuar vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama në Beograd. Kryetari i Kuvendit i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e z. Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç.

“Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Përderisa është edhe deputet i Vlorës, po të shikosh vazhdimisht peizazhet e Vlorës, siç po i shohim dhe ne tani, deklaratat janë mjaft normale”, tha z. Meta.

I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, z. Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit.

“Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta. 

SHKARKO APP