Ilir Meta: Do ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi ditën e sotme se nuk do të tregojnë mëshirë për Rilindjen në prag të zgjedhjeve vendore dhe se sot nuk ekziston më Partia Socialiste por një sekt që kërkon të ulë vetbesimin e qytetarëve.

“Investimi më i mençur, më i djallëzuar dhe më kriminal që ka bërë Rama ka qenë korruptimi i opozitës dhe përçarja e saj në të kaluarën. Përveç reagimit e protestave nga ana e opozitës, në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore. Ky është një moment i rëndësishëm sepse do vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia ku sot gjithçka kontrollohet nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e arbitrariteti të kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka një rol të rëndësishëm për këto zgjedhje, jo vetëm për të kontribuar në fitoren e opozitës por edhe për të kthyer këshllat bashkiak për mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Besoj se kontributi juaj dhe i simpatizantëve të PL-së për të treguar forcën e ndëshkimit. Pa mëshirë, ashtu si është sjellë Rilindja me ne dhe ne duhet ta ndëhkojmë pa mëshirë. Do t’i japim një mundësi PS-së të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar. PS nuk ekziston, por është një sekt. Ky sekt kërkon të vrasë vetbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre dhe se ata janë zot të fateve të tyre. Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne së denoncuari”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP