Ilir Meta e Monika Kryemadhi dalin sot në Apelin e GJKKO-së
Sot në Apelin e GJKKO-së do të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.