Ilir Meta hap sezonin turistik në Skrapar

Kryetari i Kuvendit dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit dhe të inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Silva Caka, Gledion Rehovica, Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Skraparti  Nesim Spahiu etj.

Gjatë ceremonisë së hapjes së sezonit Turistik, Bashkia e Skraparit kishte organizuar edhe një panair me produktet ushqimore bio të zonës. Meta në këtë aktivitet u shpreh se investimet që janë kryer në Bashkinë e Skraparit do të bëjnë të mundur rritjen e numrit të turistëve si edhe rritjen e mirëqenies së banorëve të Skraparit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Skrapari ka bukuri pafund dhe unë besoj që ato do të kthehen në një shans dhe në një mundësi për të gjithë banorët e kësaj zone për të jetuar më mirë dhe për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë”,- u shpreh  Meta.

Lidhur me fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar,  Meta u shpreh se kjo është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë zonës dhe do të bëj të mundur lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës, si edhe lidhjen e Beratit me Gjirokastrën nëpërmjet Skraparit dhe Përmetit.

“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, që është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”,- u shpreh  Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?