Ilir Meta, kreu i PL, fiton me diferencë të thellë në Burgun 313. Ja renditja e kandidatëve opozitarë në Tiranë
Ilir Meta ka arritur të marrë 58 vota në kutinë e burgut.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani. Dhe të katërt janë larg marrjes së mandatit për fajin e PD e cila doli shumë dobët edhe në Tiranë.
Në Tiranë deri në mesditë janë numëruar 886 kuti nga 1282 në total, ndërkohë që nuk ka nisur ende numërimi i mbi 42 mijë zarfeve të Diasporës.
Nga numërimi i votave preferenciale deri më tani Meta renditet i katërti në listën e hapur me 4888 vota.
Ja renditja e kandidatëve të opozitës deri me tani sipas votave preferenciale:
1 Jorida Tabaku 13202
2 Ilir Alimehmeti 12134
3 Ilir Metaj 5256
4 Asllan Dogjani 5052
5 Myslim Murrizi 3956
6 Loranca Hoxha 3573
7 Mimoza Hajdarmataj 3532
8 Grigels Muçollari 3406
9 Arjan Hoxha 3380
10 Ilda Zhulali 3275
11 Petrit Doda 3200
12 Petrit Gjorgji 2782
13 Elton Rroshi 2688
14 Et`hem Aga 2683
15 Albi Jahelezi 2667
16 Mhill Gecaj 2578
17 Dhurata çupi(Tyli) 1977
18 Adriana Kalaja 1735
19 Edit Harxhi 1698
20 Salvador Kaçaj 1634
21 Jonathan Pano 1427
22 Lisander Hoxha 1412
23 Shpëtim Idrizi 1377
24 Akil Kraja 1337
25 Altin Goxhaj 1219
26 Sali Shehu 1086
27 Arnold Kariqi 1029
28 Besim Kuka 1009
29 Kreshnik çollaku 996
30 Lili Sula 883
31 Pranvera Kurpalaj 814
32 Eduart çaça 646
33 Erisa Bajaziti 620
34 Xhulia Xhekaj 505
35 Rivelino Çuno 372
36 Julia Ilirjani 286
37 Rudin Hylviu 76.
KOHA JONË SONDAZH

