Ilir Meta: Partia e Lirisë ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja

Gjatë vizitës në qytetin e Sarandës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta ka vizituar maternitetin e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka cituar se jam: “Shumë i lumtur që në Festën e Pashkës së Madhe të vizitoj maternitetin e Sarandës për të uruar Fabiolën dhe Ervisin, Kryetarin e Partisë së Lirisë në Piqerasin e mrekullueshëm, për lindjen e djalit të tyre!
Me jetë të gjatë dhe plot shëndet!
Sa më shumë gëzime të tilla ju uroj të gjithë çifteve të reja shqiptare!
Partia e Lirisë ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!”

SHKARKO APP