Ilir Meta, popullit: Merrni fatin tuaj në dorë!

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme në presidencë dhe është shprehur se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

“Në Kuvend nuk plotësohet numri kushtetues i deputetëve, sikundër përcaktohet në Kushtetutë. Kuvendi dhe qytetarët janë lënë pa gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

Kur Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, term që nuk njihet në Kushtetutë, është zgjedhur në mënyrë anti-Kushtetuese për të arritur ato rezultate që ju i dini të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi ka miratuar mbi 20 nisma anti-kushtetuese, ndërsa po shkelen të drejtat e qytetarëve. Vendi po shpopullohet, dhe mungojnë investimet e huaja serioze nga SHBA, Gjermani, Britania e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre, të mbrojnë Kushtetutën. Presidenti do të kërkojë që të marrë mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar për referendumin e mbrojtjes së Republikës. Le të vendosë populli nëse do të zgjedhë që vendi të shkojë drejt një diktature apo do të mbrojë Kushtetutën, të ardhmen e vendit. Shqipëria e para”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?