Ilir Meta: Ringritja e Opozitës do të vijë paralel me ringritjen e shoqërisë
Nga Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë
Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.
Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse.
Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.
KOHA JONË SONDAZH

