Ilir Meta, rrugëtimi i një presidenti, sonte në 22:15 Live në emisionin “Opinion”

Ilir Meta presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë sonte në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën e tij në OPINION përballë gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë ditëve te fundit emri i tij ka qenë më i lakuari në Shqipëri për shkak të zhvillimeve të befta që mori politika Shqiptare.

Në një nga fjalimet e tij të fundit ai ka treguar se ëndrra e tij ka qenë të bëhej pedagog por historia dhe rrethanat e sollën që ai ti përkushtohej politikës. Por si arriti ai deri këtu ku është sot? Shumë janë kurioz të mësojnë si i përjetoi ai emocionalisht këto orë historike për të dhe vendin.

Meta ka lindur në 24 mars të vitit 1969 në fshatin Çepan të Skraparit. Është diplomuar për ekonomi politike. Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, Borën, Erën dhe Besarin. Iliri ka ardhur në moshën tre vjeçare në Tiranë, shkollën fillore e kryer tek “Kongresi i Lushnjës” ndërsa gjimnazin tek Sami Frashëri. Në vitin 1985, 16 vjeçar krijoi lidhjen e tij të parë me sportin e peshëngritjes duke e ndjekur për vite më radhë këtë pasion të tij.

Por jeta e Ilir Metës pati shume zhvillime interesante dhe të rëndësishme të cilat do të shënjonin edhe të ardhmen e tij si politikan. Për ata që e njohin nga afër, këmbëngulja, qetësia dhe nuhatja e zhvilluar prej politikani janë elementë dallues. Por për të njohur më shumë profilin personal të një prej politikanëve më të rëndësishëm në vend, sonte në orën 22:15 ai do të jetë LIVE në studion e emisionit OPINION.

Përgatiti Drini Zeqo për /opinion.al

SHKARKO APP