Ilir Meta: Shfaqja e fotove të Hoxhës, absurde dhe qesharake
nuk ka lidhje me realitetin e sotëm, e as me festën e Çlirimit. Absurde e tragjike është për ata që dalin me këto foto dhe aq më tepër edhe për të tjerët që përpiqen të zhvlerësojnë ngjarjen madhore që ka të bëjë me fatin e ekzistencës së Shqipërisë”,deklaroi Meta. Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, drejtuesi i emisionit Arian Çani shfaqi pas tij dy portrete të Hoxhës në studio dhe kur i pa, Meta i priti me humor, duke thënë ‘bëni çfarë të doni, por unë s’kam frikë nga fotot’.
Më herët, mes PDsë dhe koalicionit të majtë ka pasur shkëmbime akuzash në distancë për shfaqjen e portreteve të Hoxhës në ceremonitë për 70vjetorin e Çlirimit. Për këtë çështje ka reaguar ashpër edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arviu, duke i quajtur provokime të rënda dhe fyerje për shqiptarët.
Lidhur me aksionin e qeverisë ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, Meta tha se e mbështet atë. “Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, është pozitive, paçka se për momentin prek disa”,tha Meta.
Pyetjes se cili është qëndrimi i tij për arrestimin e Drejtoreshës Arsimore në qytetin e Lushnjës, Meta tha se organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit, dhe kjo ngjarje nuk ka lidhje me LSInë.
“Policia, prokuroria dhe gjykatat të veprojnë sipas ligjit pas çdo Lize që do të jetojë në botën e çudirave. Në rast se merr lekë për të emëruar mësuesit, sanitarët, apo në mjeksi… dhe për atë çështje, duhet të veprojë ligji me forcën më të madhe. Ligji të veprojë ndaj çdo lize që do të jetojë në botën e çudirave”,deklaroi Meta.