Ilir Meta, shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Kryeparlamentari shqiptar tashmë është futur në ndërtesën e Komunës, ndërsa titulli pritet t’i jepet nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Pas marrjes së këtij titulli, Meta dhe Haziri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, më pas kryeparlamentari i Shqipërisë do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës si dhe do të vizitojë gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, transmeton lajmi.net.

Vizita njëditore e Metës në Kosovë do të përfundojë me një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit.

SHKARKO APP