Ilir Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë.

Duke theksuar se lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë, z. Meta thekson se është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes.

“Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Por, lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe me Kancelaren Merkel. Është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes”, nënvizon z. Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?