Ilir Meta: Shqipëria nuk do digjet për hallin e nënës (ministre) së fëmijëve të Sokol Ballës!
Presidenti Meta në një konferencë shtypi nga presidenca foli për krizën politike. Ai iu përgjigj në mënyrë korrekte pyetjeve të gazetarëve. Por një pyetje, me sa duket e nisur nga kryeministri Rama, me anë të një gazetari të Vizion+, krijoi një përgjigje sfiduese.
Pyetja ishte: “A mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja, kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?’, ishte fyerja që iu drejtua presidenti Ilir Meta nga Vizion+, televizion që drejtohet nga Sokol Balla.
Dhe përgjigja e Metës ishte e drejtpërdrejtë, e pamëshirshme.
Kush është drejtori i Vizion+ … aa Sokol Balla!
Po dua të them diçka, se nuk do të lë që Shqipëria të digjet për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës.
Sepse nëna e fëmijëve të Sokol Ballës (ministre transporti) është në qeveri apo jo?!
Qeveria e Edi Ramës ka fytyrën e Unazës së re, gjenocid ndaj njerëzve. Asnjë recepsionist nuk është ndaluar akoma, me qindra njerëz janë ndaluar atje. Kur të dëshirojë ai, tek Sokol balla, të marrë edhe zonjën Kalavera…dhe debatojmë live.