Ilir Meta takohet me kreun e KMSH, Bujar Spahiu: Bashkësive fetare t’u kthehen pronat!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu. Meta u shpreh se gjatë bisedës me kreun e KMSH ndau urimet e përzemërta për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Kreu i PL-së theksoi se bashkësive fetare duhet t’u kthehen pronat dhe të kompensohen sa më parë.

“Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shtoi se vlerat e paqes e sigurisë duhet të ruhen si sytë e ballit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi:

Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me të cilin ndava urimet më të përzemërta për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
E përgëzova z.Spahiu për rizgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.
Vlerësova faktin se Komuniteti Mysliman Shqiptar tradicionalisht ka qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare, vlera të cilat duhen ruajtur si sytë e ballit.
Komuniteti Mysliman Shqiptar, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për forcimin e vlerave kombëtare, ndalimin e shpopullimit, mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje dhe jetë njërëzish.
Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë.
Në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit u bashkohem lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar, për bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?