Ilir Meta te familja Rugova në Prishtinë për Ditën e Flamurit
Aktualitet Politikë E Hënë, 28 Nëntor 2022 17:53
Nga Ilir Meta-
I lumtur sot të uroja në Prishtinë për Festën e Flamurit Kombëtar Familjen Rugova, bashkëshorten e tij, znj. Fane si edhe Teutën, Mendimin dhe Ukën. Sot në këtë ditë të bekuar për kombin tonë ne nderojmë sakrificat më sublime të shqiptarëve të Kosovës, që paguan çmimin më të rëndë për të garantuar pavarësinë e Shqipërisë 110 vjet më parë.
Sot është një ditë kur të gjithëpranishëm në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo në botë janë Presidenti Rugova me urtësinë dhe largpamësinë e tij shtetformuese, si edhe Komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë, që vaditën me gjakun e tyre themelet e lirisë dhe pavarësisë të shtetit të Kosovës.
Ndërsa përpara këtij postimi Ilir Meta kishte shkruar se “Fotoalbum nga festimet me emocione të jashtëzakonshme në Prishtinë, këtë ditë të shënuar për mbarë kombin tonë”, ku ka treguar takimet e ditës së sotme në Prishtinë.

KOHA JONË SONDAZH

