Ilir Meta: Të hapen dosjet
Vetem se, sipas tij, duhen shmangur rastet kur mund të cenohet siguria kombëtare. “Unë jam dakord për një hapje, për transparencë pa asnjë diskutim, duke mos cënuar parimet kushtetuese, të cilat janë shumë të rëndësishme, pasi i dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin lustracionin.
Çdo hapje do të ishte pozivitive për t’i shërbyer transparencës në raport me opinionit publik, për të gjithë ato raste kur nuk cënohet siguria kombëtare”, ka thënë Meta. Deklarata e tij vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Meta ndërkohë ka komentuar edhe debatet në lidhje me buxhetin e shtetit. “Interpretimet e qëndrimeve të caktuara të deputetëve janë në dëshirën tuaj, por absoutisht që ky është një buxhët që është përgjegjësi e qeverisë, e Parlamentit dhe mazhorancës ndaj qytetarëve.
Çdo debat synon përmirësimin e buxhetit. Në rast se nuk do të kishte debat apo propozim, ju me të drejtë do ngrinit shqetësimin se parlamenti nuk funksionon. Por fakti është që parlamenti bashkëpunon me qeverinë në një mënyrë mjaft aktive”, tha Meta.